Shqipëria dhe Greqia ranë dakord që cështjen e kufirit detar ta çojnë në Hagë për ta zgjidhur, ndërkohë që kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh sot se përgatitja e procesit për të shkuar në gjykatën ndërkombëtare do të ishte rrezik kombëtar nëse do të ndërmerrej nga kjo qeveri. Ai tha se një qeveri legjitime e dalë nga zgjedhje legjitime duhet ta bëjë këtë gjë, duke lënë të kuptohet se asgjë nuk duhet të nisë para zgjedhjeve të 25 prillit.
“Prej 10 vitesh pas vendimit të Gjyaktës Kushtetuese,qëndrimi im ka qenë që cështja duhet të trajtohet në organet e drejtësisë ndërkombëtare. Sot Shqipëria ka nevojë urgjentisht të përgatisë fazën paraprake sepse kërkohet një punë shumë e madhe, për fat të keq nuk është momenti i përshtatshëm. 6 muaj përpara zgjedhjeve qeveria nuk ka legjitimitetin dhe shkallën e përgatitjes.
Mund të përbërë rrezik për interesat kombëtare nëse i lihet në dorë këtij kryeministri procesi i përgatitjes për çuarjen e cështjes në gjykatën ndërkombëtare. Ky hap të ndërmerret nga një qeveri legjitime e dalë nga zgjedhjet legjitime dhe demokratike. Procesi i përgatitjes është jashtëzakonisht voluminoz në cdo aspekt të parapërgatijes dhe dërgimit” tha Basha./ db/Abcnews.al