Gjatë një takimi me demokratët në Tiranë kreu i PD Lulzim Basha deklaroi se Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama janë bërë bashkë me një qëllim, për të shkatërruar Partinë Demokratike. Basha tha se nuk mund ta lëmë Ilir Metën që me dorën e Berishës të marrë vota dhe t’i çojë te Edi Rama. Ai u shpreh se Berisha dhe Meta janë sot kundër vertingut ndërsa kërkoi që akuzat që kanë ndaj tij t’i çojnë në SPAK.
“Arsyeja e dytë madhore pse kjo ndodh është ky vazhdon të grijë sepse ka asgjësuar votën. Me votën e lirë të shqiptarëve të gjithë e dimë që 25 prilli do kishte qenë ndryshimi. Kur dolën listat e patronazhistëve u kuptua që çdo shtyllë ka rënë. Mund të rrimë të heshtur duke mos u future në betejë.
Mund ta lëmë Ilir Metën që me dorën e Sali Berishës të marrë votën dhe t’i çojë prapë te Edi Rama. Të tjerat janë broçkulla. Shikoni si bëhen bashkë kur i cenohen interesat. Në vitin 2018 Berisha dhe Meta firmosë dhe sot janë kundër vettingut. Unë u them merri akuzat ndaj meje dhe çojini në SPAK. Atje të bëhet vettingu i politikanëve. I familjeve të çdokujt dhe familjeve të kujtdo. Duan të bëjnë shpifje. Të tre i bashkon frika ndaj të vërtetës”, tha Basha.
Ai foli për rritjen e çmimit të naftës duke theksuar se kjo do të reflektohet në çdo gjë duke rënduar edhe sipërmarrësit. Basha deklaroi se nëse PD do ishte në pushtet paratë e inceneratorëve do i përdorte për të ndihmuar këto biznese në mënyrë që mos largojnë punonjësit nga puna.
“Gjysma e popullsisë sot është e varfër. Varfëri në nivelin e vendeve afrikane. Nuk ka lidhje me Kosovën dhe as me Maqedoninë e Veriut. Rritja e çmimit të karburanti do reflektohet në gjithçka. Në pamundësi edhe më të mëdha për sipërmarrësin e vogël dhe të mesëm. Edhe për sipërmarrësit e mëdhenj që kanë një rezervë por kanë më shumë njerëz në punë.
Paratë që I janë marrë njerëzve edhe atyre me ndihmë ekonomike. Edhe një bukë misri kur e blejnë i marrin TVSH-në. Imagjinoni pak nëse lekët e inceneratorëve nuk do i merrnin ata që i kanë marrë por do të përdoreshin për të krijuar një lehtësi për të mos nxjerrë njerëz nga puna. Por nuk ndodh kjo. Ato para dihet kush i merr ata. Ai koka që është arrestuar është bishti. Koka e vërtetë është në krye të qeverisë”, deklaroi Basha. /abcnews.al