Basha i përgjigjet Ramës: Opozita do vijë në pushtet me votë

schedule12:28 - 8 Tetor, 2018

schedule 12:28 - 8 Tetor, 2018

Pas këtyre deklaratave të kryeministrit, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike. Lulzim Basha i konsideron “marrëzi e gënjeshtra”, deklaratat e Ramës, se i ka kërkuar pushtetin në tavolinë. Sipas Bashës, opozita do vijë në pushtet me zgjedhje, ndërsa Rama po tenton të largojë vëmendjen nga lidhjet me krimin.

Pyetje: “Zoti Basha, Rama ka deklaruar se keni kërkuar pushtet në tavolinë, njëherë ju, njëherë ai. Çfarë ka të vërtetë në këtë deklaratë të tij”?

Lulzim Basha: “Marrëzi dhe gënjeshtra për të mbuluar panikun që e ka mbërthyer nga ajo që di çdo shqiptar që Edi Rama mbahet në pushtet vetëm përmes bashkëqeverisjes së tij me krimin, përmes presionit të qytetarëve dhe të opozitës dhe të faktorit ndërkombëtar. Themelet e kësaj bashkëqeverisje me krimin po tronditen. Kurrë nuk kam kërkuar dhe kurrë nuk do kërkoj pushtet në tavolinë, pushtet me dhunë. Partia Demokratike dhe koalicioni ynë do vijë në pushtet me votë të lirë, tha Basha.”/abcnews.al