Basha i përgjigjet Ramës: Asnjë hap pas

schedule12:04 - 26 Maj, 2019

schedule 12:04 - 26 Maj, 2019

Nuk ka vonuar reagimi i kreut të PD Lulzim Basha. Pa iu drejtua direkt kryeministrit, Basha nënvizon përmes një komenti në Facebook, se nuk do ketë asnjë hap pas, deri në largimin e kryeministrit. Kreu i opozitës postoi edhe disa foto nga protesta e të shtunës.

Një ditë pas protestës duket e qetë atmosfera në selinë e Partisë Demokratike.

Vetë kryetari demokrat nuk ndodhet aty ndërkohë që i ka mbrritur një letër virtuale nga kryeministri Rama.

Por nuk ka nevojë të jetë aty për të thënë fjalën e tij po nga rrjetet sociale. Pakpas letrës së pestë që i dërgoi kryeministri, Lulzim Basha vendos të publikojë një pjesë nga albumi fotografik i protestës së 25 majit.

Indirekt ia jep një përgjigje kreut të mazhorancës.

“Demokracinë nuk e japim, të drejtat dhe liritë tona nuk i dorëzojmë. Beteja për to është misioni më i madh dhe më fisnik i njeriut të lirë. Beteja me të keqen, po e çliron dhe fisnikëron shoqërinë dhe kombin tonë”.

Kryeministri njoftoi se nuk tërhiqet pavarësisht ftesës për dialog. Të diskutojë kërkon me kryedemokratin për problemte që shqetëson opozitën jashtë parlamentit,duke e njoftuar gjithashtu se kërkesësn për dorëheqjen e tij nuk ia plotëson dot. E kjo për kryetarin e Partisë Demokratike do të thotë se nuk ka kthim pas.

“Forca jonë është bashkimi, forca jonë është qëndresa, forca jonë është përballja deri në fitoren e kësaj beteje për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas! “

  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!