Basha i pandehur për lobimin rus, Prokurorisë nuk i ka mbërritur dëshmia

schedule15:50 - 14 Qershor, 2019

schedule 15:50 - 14 Qershor, 2019

Prokurorisë së Tiranës nuk i ka mbërritur ende letërporosia me dëshminë e lobistit Nik Muzin, ne lidhje me çështjen e lobimit të PD në SHBA dy vite më parë. Për këtë hetim është marrë i pandehur kreu demokrat Lulzim Basha, që të hënën është thirrur në Prokurori për t’u njohur me akuzën.

Në organin e akuzës nuk ka mbërritur ende nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës letërporosia më dëshminë e lobistit Nik Muzin, lidhur me kontratën e realizuar me PD për lobim para zgjedhjeve të 2017.

Sipas burimeve, dyshohet se Muzin nuk ka pranuar që të japë asnjë shpjegim para autoriteteve amerikane për këtë çështje. Prokuroria pretendon se Basha është vetinkriminuar duke qenë se në një nga deklaratat e tij në emisionin  Opinion ka folur për një shumë prej 500 mijë eurosh të dhuruar nga shqiptarë të diasporës që jetojnë kryesisht në SHBA. Kjo  shumë parash sipas organit të akuzës nuk është deklaruar pranë KQZ-së nga Partia Demokratike.

Prokurorisë së Tiranës nuk i është vënë në dispozicion as dispozititvi i Partisë Demokratikë më listën e donatorëve dhe sipas organit të akuzës kjo është e detyrueshme me ligj. Në lëtërporosinë e mbërritur nga SHBA flitet për 3 shuma të ndryshme të dhuruara nga PD-ja në llogari të kompanisë Biniata Trade, e cila është e regjistruar ne Edinburg, por nga hetimet rezulton që të jetë me dy pronare ruse.

Të pandehur janë marrë kreu demokrat Lulzim Basha, ish sekretari i përgjithshëm Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, i departamentit të financës.

Të  hënë në orën 9:30 Lulzim Basha do të paraqitet në Prokurorinë e Tiranës për tu njohur me akuzën .

Organi i akuzës në kryeqytet bën të ditur se nëse Lulzim Basha nuk do t’i përgjigjet thirrjes për tu njohur me akuzat dhe aktet e dosjes do të urdhërohet shoqërimi i tij i detyruar, ashtu siç e parashikon edhe Kodi Penal./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!