Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një intervistë të dhënë për ABC News, me gazetaren Elisa Gjerani është shprehur se ish kreu i PD-së, Lulzim Basha është një personazh i padëshiruar tashmë për demokratët.
Sipas Salianjit ishte ai që nuk shënoi asnjë fitore përsa i përket 9 viteve që qëndroi në krye të partisë.
“Kushtet e PD-së duhej që të uleshin të gjithë bashkë dhe të mundin kundërshtarin me votë por që nuk e duan një gjë të tillë. Ka një person që ka humbur çdo zgjedhje, çdo beteje politike për 9 vite a mendoni se do të votohej dhe do të ishte shpresë për shqiptarët një njeri që ka pasur i treti për nga pushteti. A mendoni ju që njerëz që nuk kanë bërë asnjë ditë fushatë dhe nuk kanë asnjë qëndrim do të merrnin vota jo. Këto persona do e çonin siglën e PD-së drejt një konfiskimi dhe nëse do të vijohet kështu do të zhduket logo”, ka thënë ai.
Ndër të tjera deputeti demokrat ka theksuar faktin se zgjedhjet e 14 majit ishin humbje të për gjithë demokratët pasi lufta që ato kanë mes vetes ka çuar dhe në këtë situatë.
Gjithashtu Salianji kërkon që për të pasur një ringritje të PD-së duhet që të ndryshohen parimet dhe të përfshihen personazhe të rinj.
“Pati një humbje të demokratëve në zgjedhje për shkak të përcarjes dhe luftës me njëri tjetrin. Me 14 maj është humbje për të gjithë partitë, veçanërisht për Partinë e Logos që është një parti e madhe dhe tradicionale që ka dalë pa kandidat dhe pa vota, pa një fushat të koordinuar pa përfshirjen e deputeteve dhe ato që nuk kanë bërë fare beteje duan që të marrin benefitet duke marrë parasysh të gjitha këto dhe deformimin e rezultatin e zgjedhjeve një faj kanë të gjithë drejtuesit e opozitës. PD-ja duhet që të ribëhet nga figurat, nga qasjet dhe duhet që të ribëjnë një opozitë fituese dhe jo qaramane”, ka thënë Salianji./abcnews.al