Basha homazhe për Avni Mulën: Ditë me dhimbje, por edhe krenarie

schedule12:21 - 30 Tetor, 2020

schedule 12:21 - 30 Tetor, 2020

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar homazhe në ambientet e universitetit të Arteve për kompozitorin Avni Mula, që u nda mbrëmë nga jeta. Në një prononcim për mediat, Basha tha se sot është një ditë dhimbje, por edhe krenarie.

“Është një ditë dhimbje e madhe por edhe krenarie. Dua të shpreh ngushëllimet e mia për Invën. Është një ditë zie për artin dhe për ta. Është edhe një ditë krenarie që kombi ynë pati në gjirin e saj një artist si Avni Mula. Kjo është ndër të paktat raste kur ceremonia shoqërohet me muzikën e tij dhe na bën të krenohemi dhe të gëzojmë me ato që na ka falur. Ti lutemi Zotit që shpirti i tij të prehet në paqe’, tha Basha.

Kompozitori i shquar Avni Mula mbylli sytë përgjithmonë mbrëmjen e djeshme në moshën 92-vjeçare.

Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për artin shqiptar. Kompozitori përcillet sot për në banesën e fundit, ndërsa prej orës 11:00 kanë nisur homazhet në ambientet e Universitetit të Arteve. Miq, të afërm dhe artistë po i japin lamtumirën e fundit artistit të madh. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!