Basha: Hajduti sot ia mbathi drejt Italisë për të negociuar azilin politik

schedule12:40 - 5 Mars, 2019

schedule 12:40 - 5 Mars, 2019

Gjatë fjalës së tij jashtë dyerve të parlamentit, kryetari demokrat Lulzim Basha tha se kryeministri Edi Rama ia ka mbathur me urgjencë drejt Italisë, për të negociuuar azilin e tij politik. Basha tha se Rama e ka kthyer parlamentin në karantinë të krimit dhe po ikën në Itali për të shpërndarë gënjeshtrat e tij të radhës.

“Tha që do iki të sqaroj italianët për ato që nuk e besojnë më shqiptarët. Por, burime thonë se po ikën në Itali për azil politik”, deklaroi Basha.

“Nuk ka Evropë me një Shqipëri si Kolumbi, nuk ka Evropë me qeverinë e bërë njësh me krimin, nuk ka integrim me korrupsionin ne nivelet më të larta. Maduro i Ballkanit nuk e hap derën e Evropës, por ne do ta hapim derën e drejtësisë dhe burgut për të dhe hajdutët. Vetëm ndarja dhe balancimi i pushteteve, rënia në gjunjë ne qeverisë së ardhshme para dinjitetit të cdo shqiptari për ta mbrojtur, vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme do ta hapin derën e Evropës, vetëm ne të bashkuar e të vendosur si kurrë më parë”, u shpreh kryedemokrati.

Pas fjalës, Basha së bashku me deputetët opozitarë dhe protestuesit iu drejtuan KQZ-së për të dorëzuar mandatet e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!