Basha: Ekonomia e kapur nga krimi e droga

schedule13:07 - 28 Shkurt, 2018

schedule 13:07 - 28 Shkurt, 2018

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për mediat ka përsëritur pretendimin se sektori i ndërtimit, e sidomos ai në Tiranë, në bashkëpunim me koncesionet korruptive të Partneritetit public-privat, janë skema korruptive e pastrimit të parave të pista të vjela në mandatin e kaluar nga kjo qeveri, për t’u investuar sot në ekonomi.

Në një deklaratë për mediat kreu demokrat Lulzim Basha denoncoi se ekonomia është kapur nga paratë e krimit dhe drogës. Duke iu referuar të dhënave të INSTAT, në prani edhe të ish-drejtoreshës së INSTAT, Ines Nurja, Basha tha se ekonomia është në prag katastrofe.  Sipas kreut demokrat sektori i ndërtimit në Shqipëri është i financuar nga paratë e krimit. Basha ngriti akuza ndaj bashkisë së Tiranës që sipas tij është kthyer në lavatriçe të pastrimit të parave të krimit e drogës.

“Së pari- kapja e ekonomisë nga kapja e drogës si sektori i ndërtimit në Shqipëri bum ndërtimesh i financuar nga çfarë?, numri i lejeve të ndërtimit në një vit është rritur me 80%, në 2016 bum i drogës, në 2017 bum i ndërtimeve. 200% është numri i ndërtesave. Përqindja e kredisë në ndërtim është njësoj si një vit më parë.

Bashkia e Tiranës është kthyer në lavatriçe të pastrimit të parave të krimit e drogës”.

Basha e nisi fjalën e tij me ngarkesën rekord të 613 kg kokaine të kapur në Shqipëri. Ai tha se  e ka denoncuar dhjetra herë në parlament pastrimin e parave të pista nga koka e kanabisit, që sipas tij është transformuar brenda ekonomisë sonë.

“E kam denoncuar me dhjetra herë në parlament e media se koka e kanabisit është pasuruar me heroinë e kokainë e pastrim parash të pista. Vjen dhe rreziku ekzistencial për shoqërinë.

Një paralajmërim i PD një kauzë jo vetëm politik, e kanë denoncuar edhe analistë e intelektualë kurajozë.

Është transformuar brenda ekonomisë sonë”.

Basha tha se nevojitet një transfomim i thellë ekonomik./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!