Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha e përjashtoi, Berisha: E bëri për interes të tij, ka disa vite që nuk shkon në SHBA

schedule21:31 - 10 Shtator, 2021

schedule 21:31 - 10 Shtator, 2021

Ish- kryeministri, Sali Berisha e ka cilësuar si një lëvizje për interesa personale të vetë Lulzim Bashës, përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së.

Teksa ishte i ftuar në “Zonë e Lirë” ish-lideri i PD-së theksoi se nuk ishte në dijeni nëse Lulzim Basha ishte “Non Grata” në SHBA, megjithatë, Berisha ka thënë se Basha nuk shkon prej disa vitesh në atë vend.

“Ka disa vite që nuk shkon në SHBA. Gjithçka ka bërë vetëm për veten e tij. Gjithçka e ka bërë në funksion të interesit të tij personal. Ka udhëtime të anuluara. Unë di ai me mua ka bërë një bisedë 3 ditë përpara ku më thotë se si do ia bëjmë se na del probleme i atij ligjit, të dekriminalizimit. I them nuk ka asnjë lidhje, kurse ky është në përgjithësi”, tha Berisha.

Berisha ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj Lulzim Bashës pas përjashtimit që ky i fundit i bëri nga grupi parlamentar i PD-së.  Ndërkohë, pas nisjes së sesionit të ri parlamentar, dy ditë pasi përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar demokrat, Lulzim Basha do të mbledhë nesër kryetarët e degëve në selinë blu.

Burime bëjnë me dije për gazetarin e ABC Juxhin Mustafaraj, se mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00 të paradites. Dje Basha kryesinë dhe grupin parlamentar ndërsa me anë një videomesazhi nga zyra e tij njoftoi përjashtimin e Berishës, për shkak të shpalljes non grata nga SHBA. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!