Basha e akuzoi se ka kërcënuar deputetët, Agron Kuliçi: Nuk është e vërtetë

schedule17:57 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 17:57 - 13 Dhjetor, 2021

Pas akuzave nga kryedemokrati Lulzim Basha  se ka marrë në telefon dhe ka kërcënuar disa deputetë të PD-së ka reaguar ish badigardi i Berishës, Agron Kuliçi.

Kuliçi në reagimin e tij është shprehur se nuk ka kërcënuar asnjë person dhe këto janë trillime të Bashës.

LEXO EDHE: Basha: Ku e merr guximin Agron Kuliçaj të kërcënojë demokratët, PD s’pajis me karta njerëzit e Metës

Sipas tij ai nuk ka komunikuar me asnjë deputet dhe nëse një gjë e tillë është e vërtetë ai fton deputetët që ti bëjnë publike bisedat.

“Hedh poshtë me neveri shpifjet dhe trillimet rreth personit tim nga deputeti Basha. As kam kërcënuar e as komunikuar me asnjë deputet, dhe ftoj çdo deputet të bëj publike komunikimet.

Mbas 8 vitesh në opozit Basha ka humbur besimin e demokratëve, perdorimi i emrit tim as nuk e ndihmon e shpëton”, ka thënë Kuliçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!