Basha dy orë takim kokë me kokë me komisionerin Hahn

schedule10:32 - 10 Nëntor, 2017

schedule 10:32 - 10 Nëntor, 2017

Nuk dihet nëse ia kanë dalë të diskutojnë gjithçka, por dy orë takim, kokë me kokë janë të rralla dhe të bollshme për trajtuar çështjet, veçanërisht në këtë situatë që po kalon vendi, pak muaj pasi të bëhët matja finale e 5 prioriteve që ka Shqipëria për hapjen e negocitava për anëtarësim.

Kaq ka zgjatur takimi mes kryetarit të opozitës Lulzim Basha dhe Komisionierit për Zgjerim Jhannes Hann. Ai i delgacioneve duket të ketë qenë thjesht kortezi, nisur nga gjatësia e tij vetëm 10 minutëshe.

“Vend të rëndësishëm zuri situata aktuale politike pas publikimit të provave për përfshirjen në trafik ndërkombëtar narkotikësh të bashkëpunëtorëve të afërt të Kryeministrit Rama, përfshirë ish -ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, thuhet në njoftimin zyrtar të PD-së, tha se Basha rikonfirmoi vendosmërinë e Partisë Demokratike në luftën kundër krimit të organizuar me lidhje qeveritare si e vetmja rrugë për të ecur përpara me integrimin europian të vendit.

Basha dhe Hahn diskutuan rreth evoluimit të krimit të organizuar që siç akuzon PD, po pastron paratë e pista dhe inkriminon segmente të tëra të ekonomisë, përfshirë ndërtimin dhe sektorin bankar.

Sipas PD-së Basha dhe Hahn ndanë të njëjtin mendim se integrimi europian i Shqipërisë duhet të jetë i bazuar në meritë dhe se vendi ka nevojë për prova të forta të zbatimit të paanshëm të reformës në drejtësi, si dhe për rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që në Shqipëri të mos ketë më “të paprekshëm”./abcnews.al

 

https://youtu.be/TvgnkNyxHNE

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!