Lulzim Basha po kërkon që të rizgjidhet për herë të katërt në krye të Partisë Demokratike.
Gazetarja Erneta Shevroja raporton për ABC News se deri në orën 14:00 të dhënat nga komisioni zgjedhor i ngritur në PD rezulton se 11 602 votues kanë marrë pjesë në këto zgjedhje për votimin e kryetarit të ri Gjergj Hani dhe Lulzim Basha.
Pas mesditës duket se ritmi ka qenë shumë i ulët dhe nuk ka pasur shumë votues të paraqitur pranë qendrave të votimit, për të votuar për kreun e ri.
Ndër të tjera gazetarja raporton se pranë komisionit për të votuar janë paraqitur edhe anëtarë që nuk janë të regjistruar por vetëm që kanë kartën e anëtarësisë.
Ndërkohë këto janë zgjedhje që zhvillohen në një kohë që partia është e përçarë më shumë se kurrë, disa deputetë demokrat kanë depozituar në gjykatë vendimin e Këshillit Kombëtar për heqjen nga regjistri i partive politike, i emrit te Bashës.
Duket se pas çështjes së vulës Partia Demokratike pret që gjykata ti zgjidhë edhe çështjen e kryetarit./abcnews.al