Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur në hyrje të selisë së Partisë Demokratike në nisje të festimeve në ditëlindjen e 31-të të kësaj partie.
Basha tha se kjo është një ditëlindje e thyer nga ata që e përçanë partinë për interesat e tyre, Basha u shpreh i bindur de demokratët do të dalin më të bashkuar dhe më të vendosur.
https://youtu.be/9fkCWTAfJuM
“Gëzuar 11 dhjetorin, ditëlindjen e PD, ditëlindje e thyer nga ata që e përçanë PD për interesat e tyre por nga kjo ditëlindje PD do të dalë e bashkuar dhe e vendosur për demokratët”, tha Basha.
Demokratët sot janë të ndarë në dy kampe. Basha ka organizuar festën për ditëlindjen e 31-të në seli, ndërsa Berisha ka mbledhur Kuvendin Kombëtar në stadiumin Air Albania. m.v/Abcnews.al