Basha akuza qeverisë: Përgjegjëse për sigurinë në vend

schedule16:25 - 11 Prill, 2019

schedule 16:25 - 11 Prill, 2019

Në një deklaratë për media, kreu i demokratëve Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se është përgjegjëse për sigurinë shtetërore të shkelur në mënyrë flagrante në rastin e grabitjes në aeroportin e rinasit.

Për kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, grabitja spektakolare në Aeroportin e Rinasit të miliona eurove, duke cënuar sigurinë kombëtare, mund të ishte parandaluar nëse socialistët do të njihnin Ligj e Kushtetutë.

“Do të ishte parandaluar nëse do të zbatohej Urdhri i Ministrit të Brendshëm i datës 5 gusht 2018, nr. 130, i cili kërkon që policia e shtetit të shoqërojë dhe ruajë transportimin e vlerave monetare mbi shumën e 950 mijë lekë”.

Fakti i dytë për krye-opozitarin Basha, është shkelja e Kushtetutës përmes Vendimit të Këshillit të Ministrave të Dhjetorit 2017.

“Edi Rama ka shkelur kushtetutën duke emëruar Gjeneral Sandër Lleshin në shkelje të nenit 167 të Kushtetutës, Kryetar të Këshillit Drejtues të Aviacionit Civil, thënë ndryshe, nën Drejtimin e Këshillit të Aviacionit Civil nga Sandër Lleshaj, aeroporti nuk është vjedhur një herë, por dy”.

Fakti qëndron se ekziston një VKM e dytë, i muajit Dhjetor 2018, i cili zëvendëson Sandër Lleshin në Krye të Këshillit të Aviacionit Civil me Artan Shkrelin, sot Zv. Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë Elektrike.

Por ka edhe një faktor të tretë sipas Bashës.

“Kompania private e sigurimit, që merr 5 euro nga çdo qytetar që kalon në Rinas dhe që nuk përmendet nga qeveritarët se ka dështuar në sigurim, figuron të jetë në bashkëpronësi të një nga personat më të afërt të PS, avokatit të PS Eno Bushi, i njohur edhe si avokati i Giorgo Riformatos, pilotit italian që u rrëzua me avionin plot me drogë”.

Për këto arsye, ngre pyetjen.

Përgjigja, sipas Bashës, lexohet mes rreshtave të shkruar në panik sipas tij nga Kryeministri Rama për fshehjen e kësaj historie.

“Vetëm kjo shpjegon edhe nxitimin për të mbuluar këtë aferë të tmerrshme me një tjetër skandal shtetëror, nxjerrja e ushtrisë nga kazermat në aeroport pa shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe pa marre miratimin e kuvendit”.

Ndaj theksoi Basha, largimi i Kryeministrit Edi Rama është parësor për çlirimin e vendit nga krimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!