Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për ndërhyrjen e policisë gjatë shembjes së banesave në segmentin e fundit të bulevardit të ri në Tiranë.
“Dhunë, gaz dhe terror nga policia kundër qytetarëve në shtëpitë e tyre! Kjo qeveri i ka tradhëtuar njerëzit e thjeshtë dhe Shqipëria është në mjerim ekonomik, me padrejtësi dhe pasiguri në çdo cep të saj” – shkruan Basha në deklaratën e shpërndarë për mediat të cilën e shoqëron me këtë video.
Kryetari i Partisë Demokratike thotë se të gjithë ata që urdhëruan, sulmuan dhe dhunuan me gaz shtëpitë e qytetarëve do të mbajnë përgjegjësi. /abcnews.al