Basha “dhëmbë për dhëmbë” me Berishën: Më 18 Dhjetor do zgjedhim të ardhmen

schedule21:29 - 12 Dhjetor, 2021

schedule 21:29 - 12 Dhjetor, 2021

Janë ashpërsuar replikat në distancë mes kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe liderit historik të demokratëve, Sali Berishës.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar u shkarkua kryetari Edi Paloka si dhe disa anëtarë të cilët janë rreshtuar krah Berishës. Në mbledhjen e sotme u miratua gjithashtu edhe një rezolutë, ku anëtarët shprehën mbështetjen për Bashën dhe i cilësojnë nul çdo lëvizje të Berishës.

Lexo edhe: Vijon beteja, Berisha: Basha nuk përfaqëson më asgjë në PD

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Basha ka publikuar rezolutën në fjalë, ndërsa thekson se më 18 Dhjetor, ku do të mbahet Kuvendi Kombëtar i thirrur prej tij do të zgjedhin të ardhmen.

“Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike foli qartë. Edhe më qartë do të flasë Kuvendi Kombëtar më #18Dhjetor. Ne do të zgjedhim të ardhmen, në mbrojtje të vlerave të shenjta të Partisë Demokratike dhe për ta shndërruar atë në forcën qeverisëse që shqiptarët meritojnë!” shkruan Basha.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!