Basha dhe Grida Duma vizitojnë në spital sekretarin e PD që u plagos në Kavajë

schedule21:57 - 19 Prill, 2021

schedule 21:57 - 19 Prill, 2021

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar në spital sekretarin e degës së PD, Bledar Okshtuni që u plagosur mbrëmjen e sotme.

Basha ka vizituar 27-vjeçarin në spitalin e Durrësit, i shoqëruar edhe nga kandidatja Grida Duma.

Basha udhëtoi me urgjencë drejt Kavajës mbrëmjen e sotme menjëherë sapo u njoftua për ngjarjen. Kreu i demokratëve dënoi ashpër atë që kishte ndodhur, duke cilësuar si akt burracak dhe atentat ndaj demokracisë. Para qindra mbështetësve Basha tha se përgjigjen duhet t’ua japin të dielën duke marrë pjesë masivisht në kutitë e votimit.

Pasi vizitoi Kavajën, Basha shkoi menjëherë në spitalin e Durrësit për të parë nga afër gjendjen shëndetësore të Okshtunit.

Lexo edhe: Plagosja e mbështetësit të PD, Basha: Akt burracak, përgjigjen t’ua japim të dielën

Lidhur me ngjarjen policia ka shpallur në kërkim autorin Ndriçim Jonuzi. Uniformat blu bënë me dije se pas një konflikti verbal mes tyre, Jonuzi është futur brenda zyrës elektorale të PD në qendër të qytetit dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 27-vjeçarit Okshtuni duke e plagosur në këmbë këtë të fundit.

Të përfshirë në këtë ngjarje janë gjithashtu Markel Shtylla drejtori i Policisë Bashkiake dhe Dorian Troplini. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!