Basha deputetëve: Mbani lart frymën e 27 Janarit

schedule22:17 - 30 Janar, 2018

schedule 22:17 - 30 Janar, 2018

Në mbledhjen e parë të grupit parlamentar të PD pas protestës të së shtunës, Lulzim Basha u kerkoi ligjvënësve të mbajnë lart frymën e 27 Janarit. Kreu demokrat i njohu edhe me bisedimet që zhvilloi me drejtuesit e Partisë Europiane Popullore dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian.

Janë thirrur për mbledhje nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i sapo kthyer nga takimi me drejtues të Partisë Popullore Evropiane dhe drejtues të institucioneve të rëndësishme të Bashkimit Europian në Bruksel.

Për herë të parë pas protestës së organizuar nga opozita në 27 Janar diskutuan bashkarisht se si do të vijojë qëndrimi i tyre në seancën e ardhshme parlamentare por edhe jashtë tij. Burime brenda mbledhjes së grupit parlamentar demokrat bëjnë të ditur se kryetari Basha i ka porositur deputetët që të mbajnë lart frymën e 27 Janarit.

Ndonëse në mbledhje nuk kanë qëndruar të gjithë deputetët, mësohet se më aktivi ka qenë ish kryemnistri Sali Berisha. Ai ka kërkuar arrestimin në flagrancë të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për ekstradimin në Itali të Nezar Seiti, i përfolur si financier i Habilajve.

Një tjetër reagim i ish-kryeministrit ka qenë ndaj deklaratave të ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias, për marrëveshjen e kufijve detarë me Shqipërinë, që sipas Berishës, pala shqiptare ka bërë gafa në negocim./abcnews.al