Basha: Debat me mocion për heqjen e familjeve nga ndihma ekonomike

schedule17:23 - 19 Shkurt, 2018

schedule 17:23 - 19 Shkurt, 2018

Në orën 14:30 ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike në selinë blu. Në përfundim të mbledhjes, e cila zgjati mbi dy orë, kreu i partisë demokratike Lulzim Basha foli lidhur me temat e diskutuara. Edhe pse këto të fundit ishin të shumta sipas kreut të opozitës, theksin e vuri tek ajo që quajti ‘sjellje genocidale’ të kreut të ekzekutivit dhe minsitres së shëndetësisë Manastirliu, lidhur me heqjen nga ndihma ekonomike të mijëra familjeve, sipas tij, bazuar në kritere jo ligjore.
Ndjekim një pjesë të deklaratës së kreut demokrat Lulzim Basha në përfundim të mbledhjes së grupit.

Basha: “Mbledhja e grupit ka diskutuar disa tema, por që të jem fare i hapur me ju, kohën më të madhe e ka marrë drama e madhe e dhjetëra mijëra familjeve shqiptare që janë hequr në mënyrë të pandershme nga lista e ndihmës ekonomike. Bëhet fjalë për familje që ndodhen në pikën më të ulët të mbijetesës, prindër të papunë, fëmijë që ndodhen në gjendje të mjerueshme për bukën e gojës, shpeshherë edhe në gjendje të mjerueshme shëndetësore, të cilët në mënyrë ta pashpjegueshme dhe kriminale janë hequr nga lista e ndihmës ekonomike, e vetmja e ardhur nga e cila mbanin shpirtin gjallë. Kjo është një dramë njerëzore, por është dhe një emergjencë kombëtare.
Prej dy javësh, ministrja, e cila duhet ndjekur penalisht për mendimin tim, mban peng informacionet sesi u hoqën këta njerëz nga lista e ndihmës ekonomike
Ne do të formalizojmë kërkesën për një debat me mocion për Edi Ramën dhe marionetën e tij para përgjegjësisë dhe për të zbardhur pjesë të kërtij skenari kriminal”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!