Kryetari i PD-së Lulzim Basha mbrëmjen e sotme po darkon në një nga restorantet në kryeqytet me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.
“ABC” sjell pamjet nga darka mes Bashës dhe ambasadores Kim, të cilët janë të pashoqëruar.
Pjesë e diskutimit në takimin informal mes ambasadores dhe liderit demokrat mendohet se janë padyshim cështjet e aktualitetit në vend, raporton gazetarja e “ABC” Erneta Shevroja.
Takimi i fundit mes kreut të PD dhe ambasadores amerikane ka qenë ndërsa palët po kërkonin dakordësi për reformën zgjedhore, kur ajo ishte në diskutim në Këshillin Politik. Tashmë kjo reformë pritet të vihet në zbatim, por çështje të tjera janë kryefjalë./ db/Abcnews.al