Basha bisedë me ministrin Di Maio: PD do të bëjë gjithçka në lidhje me procesin e integrimit

schedule19:47 - 1 Korrik, 2020

schedule 19:47 - 1 Korrik, 2020

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha këtë të mërkurë ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio.

Basha përmes një postimi në Tëitter, shkruan se në këtë bisedë e ka falënderuar ministrin për ndihmën e madhe që Italia i ka dhënë Shqipërisë dhe për zërin e fortë në mbështetje të integrimit të Shqipërisë në BE.

Ndër të tjera ai ka theksuar se diplomatin italian e ka njohur dhe me përfundimin e  kodifikimit të reformës zgjedhore, e cila është dhe një nga 15 kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Postimi i plotë:

Sot pata një bisedë telefonike me  Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio. E falenderova për ndihmën e madhe që Italia i ka dhënë Shqipërisë dhe për zërin e fortë në mbështetje të integrimit të Shqipërisë në BE. Ministrin Di Maio e njoha me përfundimin e  kodifikimit të reformës zgjedhore, e cila është dhe një nga 15 kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Miratimi sa më parë i reformës do t’i hapë rrugë zbatimit të saj, duke shtuar garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.  E garantova se PD do të bëjë gjithçka që i takon për të përshpejtuar procesin e integrimit. Italia do të jetë një partner kyç i PD në qeverisjen e vendit, si në luftën kundër krimit dhe trafiqeve, ashtu edhe në zhvillimin ekonomik, ku padyshim investitorët Italianë luajnë një rol të rëndësishëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!