Basha: Asnjë procedim penal nuk ndal PD dhe qytetarët

schedule13:45 - 17 Mars, 2019

schedule 13:45 - 17 Mars, 2019

Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar pas procedimeve penale te 33 protestuesve të 16 marsit. Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” kryedemokrati ka theksuar se asnjë procedim penal nuk e ndal forcën politike që drejton dhe qytetarët në përmbushjen e misionit për Shqipërinë si gjithë Evropa.

Përdorimi i militantëve dhe ushtarëve të krimit në Polici për të goditur qytetarët dhe kundërshtarin politik – vijon Basha në postimin e tij – është tipari më i qartë i regjimit kriminal që ka ardhur në pushtet me ndihmën e bandave.

Basha vijon postimin duke ri-konfirmuar mbrojtjen me çdo mjet të të drejtës për të protestuar. Kryedemokrati këtë postim e ka shoqëruar me pamje të përfundimit të protestës së 16 marsit ku mbështetësit e mbledhur në oborrin e selisë blu thërrasin: e duam Shqipërinë si gjithë Evropa.

“Asnjë procedim penal nuk e ndal Partinë Demokratike dhe qytetarët për të përmbushur misionin tonë për Shqipërinë si gjithë Europa. 
Përdorimi i militantëve dhe ushtarëve të krimit në Polici për të goditur qytetarët dhe kundërshtarin politik është tipari më i qartë i këtij regjimi kriminal: Edi Rama ka ardhur në pushtet me ndihmën e bandave dhe ka zgjedhur të jetë me bandat kundër popullit.
Të gjithë bandat, ajo në qeveri dhe ato në rrugë do të dalin para drejtësisë!
Unë dhe Partia Demokratike jemi të vendosur të mbrojmë me çdo mjet të drejtën për të protestuar, të drejtë që e fituam pas 46 vitesh të diktaturës më të përgjakshme në Europë!
Numërimi mbrapsht për Edi Ramën dhe bandën në pushtet ka nisur! #ShqiperiaSiEuropa”, shkruan Basha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!