Në të njëjtën tryezë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha detajoi alternativën e forcës së tij politike për nxjerrjen e vendit nga ajo që demokratët cilësojnë si krizë të thellë ekonomike dhe sociale.
Për kreun e demokratëve Lulzim Basha situata ekonomike në vend është e qartë dhe e trishtë.
“97% më shumë paguajnë shqiptarët se 5 vjet më parë. 1.9 miliardë euro më shumë nga xhepat e shqiptarëve që shkojnë për shpenzime lluksi”.
Për këtë përsëriti planin e forcës politike që drejton për daljen nga kriza ekonomike ku e ka futur vendin politika pro-pakicës e Rilindjes, sipas kryedemokratit.
“Taksa e sheshtë 9%, pulla fiksale për biznese, tavan për taksat vendore, elemini i taksë së naftës, rikthim i fashave mbrojtese të energjisë, anullim i të gjithë koncesioneve”.
E gjithë kjo mund të arrihet vetëm përmes pastrimit të politikës përmes Vettingut, aplikimit të Ligjit antimafia që do të kthejë paratë e vjedhura nga koncesionet në shërbime për qytetarët dhe dekriminalizimit të zgjedhjeve, theksoi kryedemokrati Basha, i cili ri-përsëriti qëllimin për vijimin e bojkotit parlamentar.
“Refuzoj të ul nivelin e debatit publik.”/abcnews.al