Sipas kryetarit të Partisë Demokratike, kryeministri Rama kandidon kriminelë dhe e përdor krimin për të vjedhur zgjedhjet. Në një postim në rrjetet sociale Basha shkruan se bashkë me krimin, kryeministri pasurohet duke vjedhur shqiptarët.
“Hajduti Psiqik përbën rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën”, thotë Basha.
Më poshtë, Basha shton se PD dhe opozita propozuan Vettingun e politikanëve para një viti, por Rama dhe organizata e Rilindjes e votoi kundër. Në një video ai renditi edhe 5 arsyet pse Rama nuk do Vettingun e politikanëve.
“Vettingu i politikanëve kërkon shumicë prej 93 votash në parlament. Edi Rama e ka mbushur parlamentin me kriminelë që nuk e duan fundin e tyre.
Vettingu i politikanëve heton të gjithë zyrtarët e lartë, deputetët, ministrat dhe kandidatët e pushtetit vendor. Edi Rama vodhi zgjedhjet për të mbushur bashkitë me të dënuar për trafik droge dhe qeniesh njerëzore
Vettingu i politikanëve largon nga jeta publike kriminelët në politikë dhe zbulon rrjette e tyre mafioze. Edi Rama e mban pushtetin me kriminelë dhe politikanë të lidhur me krimin.
Vettingu i politikanëve heton dhe largon të githë politikanët që nuk justifikojnë pasurinë e tyre. Edi Rama grabit shqiptarët dhe pasurohet bashkë me bandën e tij në politikë.
Vettingu i politikanëve përfshin kryeministrin e Shqipërisë. Edi Rama e ka frikë vettingun. Ai është në krye të kupolës së krimit që po mban peng Shqipërinë”, sipas Bashës.
/abcnews.al

