Barushi: E mundim Skënderbeun, duam gjysmëfinalen me Partizanin

schedule11:39 - 24 Shkurt, 2021

schedule 11:39 - 24 Shkurt, 2021

Dinamo ka peshkuar Skënderbeun në Shortin e çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Pas ceremonisë së zhvilluar në stadiumin”Air Alabania”, foli drejtori i bluve, Ermal Barushi.

“Jemi të kënaqur që kthejmë Dinamon në këtë nivel. Kjo përballje i ka munguar kampionati dhe këtyre dy skuadrave prej 9 vitesh. Është short i mirë, me pak vështirësi mund ta kalojmë. E kemi objektivin të vazhdojmë, por mund të shkojmë në gjysmëfinale.

Do doja që në gjysmëfinale të kthenim një derbi Dinamo-Partizani. Ndaj Skënderbeut do jetë ndeshje interesante. Ndeshja mund të luhet në Pezë, në Kompleksin Internacional”, u shpreh Barushi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!