Bartomeu: Unë dhe familja ime jemi kërcënuar, ja pse nuk u largova pas humbjes 8-2

schedule21:59 - 27 Tetor, 2020

schedule 21:59 - 27 Tetor, 2020

Është zyrtarizuar largimi i Josep Maria Bartomeut nga drejtimi i Barcelonës. 57-vjeçari ka dalë në një konferencë për shtypin, aty ku flet rreth vendimit të tij dhe klubit katalanas.

Deklaroj dorëheqjen time dhe atë të gjithë drejtuesve të bordit, një vendim i peshuar mirë, i marrë në qetësi dhe i ndarë me të gjithë kolegët e mi.

E kemi lënë Barcelonën në duart e trajnerit dhe shpresojmë që të përmbushë objektivat tona në këtë periudhë pandemia. Nuk donim të përjetësoheshim në qeverisjen e klubit, fjalë që i dëgjoj prej muajsh.

Do ishte gjëja më e thjeshtë të largohesha pas humbjes 8-2 me Bayernin dhe eliminimit në Champions League, por ishte e nevojshme të merrnim disa vendime.

Dhe kjo duhej të bëhej në mes të një krize globale të paparë, diçka që nuk mund ta bënte një drejtues me funksione të kufizuara. Kush do të punësonte trajnerin e ri të skuadrës?

Kush do të mbronte vazhdimësinë e Messit? Kemi marrë vendime të pakëndshme dhe jopopullore, tani të presim zgjedhje në mars për të qetësuar plotësisht ambientin.

Ka qenë nder i madh për mua t’i shërbeja Barcelona, por unë dhe familja ime jemi ofenduar dhe kërcënuar“, deklaroi Josep Maria Bartomeu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!