Bartomeu: Messi ishte dakord direkt! Ua them unë pse u irrituan lojtarët

schedule08:58 - 31 Mars, 2020

schedule 08:58 - 31 Mars, 2020

Barcelona, disa ditë më parë, bëri me dije se do të kishte ulje pagash për të gjithë në kampin katalanas, pa bërë me dije detaje të tjera. Më pas u mësua zyrtarisht se lojtarët kanë pranuar që të ketë një ulje deri në 70 për qind të pagave dhe vetë Lionel Messi e konfirmoi diçka të tillë.

Presidenti Josep Bartomeu ndihet mirë për atë që lojtarët kanë treguar dhe hedh poshtë zërat se ata kanë qenë kundër uljes së pagave, sikurse u raportua disa ditë më parë në mediat spanjolle. “Messi më tha mua që ditën e parë se kjo ulje duhet bërë”, tregon kreu i klubit katalanas.

Më tej, ai për gazetën “SPORT” shton: “Propozimi erdhi nga kapitenët Është një gjest që tregon përkushtimin e tyre ndaj klubit. Ndoshta lojtarët janë irrituar prej gjërave të thënë nga njerëz brenda dhe jashtë klubit, të cilët nuk i dinë të gjitha. Negociatat janë bërë vetëm nga unë dhe Oscar Grau dhe ne nuk kemi thënë asnjë fjalë”. /abcnews.al