Bartomeu: Ju tregoj pse nuk e lamë Messin të ikte! Pique? Nuk replikoj në publik

schedule22:15 - 26 Tetor, 2020

schedule 22:15 - 26 Tetor, 2020

Josep Maria Bartomeu ka folur ditën e sotme, pasi ka pasur një mbledhje me Bordin drejtues. Presidenti i Barcelonës ka theksuar se nuk e ka menduar dorëheqjen, sikurse edhe për votën e mosbesimit, situatën e krijuar me Lionel Messin dhe intervistën e fundit të  Gerard Pique, i cili e konsideroi barbare atë që bëri klubi duke paguar para për të kritikuar futbollistët në rrjetet sociale.

LARGIMI SI PRESIDENT – “Dorëheqjen nuk e kam çuar nëpër mendje. Me ekipin që është dhe me trajnerin po ndërtohet një projekt i mirë. Kemi një ndeshje të rëndësishme në Champions League dhe aty është fokusi ynë. Mendoj se do të fitojmë më shumë se një trofe”.

VOTA E MOSBESIMIT – “Ne nuk e menaxhojmë klubin me frikë. Duam që të përmirësohet dita-ditës. Pa frikë. Është shumë e rëndësishme që anëtari të shprehet. Para se të merrni një votë mosbesimi, drejtuesit e klubit duhet të shpjegohen. Në këtë dekadë kemi fituar 22 trofe dhe është një shifër spektakolare. Ka shumë gjëra për të shpjeguar”.

 

MESSI – “Është mirë të nxeheni, pasi kjo do të thotë se ka dëshirë dhe ambicie. Zemërimi për rezultatet ishte i përgjithshëm. Kishte edhe një afat në kontratë dhe ajo datë kaloi. Ajo që duam të gjithë është që Messi të pensionohet në Camp Nou.

Unë e kuptoj që ai mund të jetë zemëruar që nuk u largua. U përpoqa t’i shpjegoj atij dhe familjes se nuk mund të ta lejonim të ikte. Në projektin e Koeman Messi është çelësi. Shpresoj që në të ardhmen ajo që do të thotë është se është i lumtur, do të rinovojë kontratën me Barcelonën dhe ta përfundojë karrierën në Camp Nou”.

LEXO EDHE: Pique: Barbare të paguash për të na kritikuar! Messi? Emri i tij t’i vihet stadiumit

PIQUE – “E duam shumë Pique dhe kur folëm për Barçagate i thashë se nuk kemi shpenzuar para për të kritikuar lojtarët në internet. Kjo është ajo që thotë auditimi gjithashtu. Ndonjëherë duhen pranuar ato që thonë lojtarët, por unë nuk diskutoj publikisht me ta. Do ishte veprim i keq nga ana ime. Lojtarët e dinë që dyert e mia janë të hapura. Gjithashtu kam shkuar në shtëpitë e tyre për të folur diçka, por gjithmonë në mënyrë private”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!