Barometri i bizneseve në Ballkan: Përkeqësohet besimi i kompanive shqiptare

schedule07:19 - 25 Qershor, 2021

schedule 07:19 - 25 Qershor, 2021

Kriza e shkaktuar nga shpërthimi dhe përhapja Covid-19 rrënoi një pjesë të madhe të ekonomisë në Ballkanin Perëndimor më 2020.

Perceptimet e biznesit treguan përkeqësim domethënës pas rritjes së vënë re vitet e kaluara. Barometri Opinionit të Biznesit i publikuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) solli një vlerë të e ulët më 2020, një minimum historik prej 46 pikësh, pak më poshtë vlerës së saj më të ulët prej 47 pikësh të vërejtur në 2014 dhe duke e ndalur rritjen e pandërprerë në 65 pikë në vitin 2019.

Edhe për Shqipërinë, indeksi shënoi nivelin më të ulët që nga 2014, duke zbritur në 46, nga 48 që ishte në vitin e parë kur filloi të publikohej indeksi. Viti më i mirë ishte 2018-a, kur vlera e indeksi ishte 65 (shiko grafikun).

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, rënia e besimit në vitin e pandemisë për kompanitë shqiptare ishte më e moderuar dhe mbeti në nivelin e mesatares rajonale. Më pesimistët ishin subjektet nga Kosova besimi i të cilëve u përgjysmua dhe ata nga Mali i Zi. Të dy këto vende shënuan dhe nivelin m ëtë ulët të indeksi, në 44.

Sipas raportit, për shkak të pandemisë konsumi është zvogëluar dhe si rrjedhojë bizneset kanë raportuar vazhdimisht një rënie të kërkesës për produktet e tyre. 55% e bizneseve raportuan se kërkesa u përkeqësua, një rritje 9% me vitin 2019.

Pritshmëritë e biznesmenëve për rikuperimin kanë rënë shkak të pasigurive në lidhje me zgjidhjen e krizës Covid-19. Të anketuarit mendojnë se kthimi në normalitet do të shtyhet nga fillimi i vitit 2022.

Pavarësisht nga kriza Covid-19, problemet e vjetra mbeten prezentë në Rajon. Nuk është parë progres në aspektet kryesore të të bërit biznes.

Infrastruktura u vlerësua e favorshme, por jo më mirë sesa në vitin 2019. Gjithashtu probleme të mprehta mbetën mungesa e punonjësve për shkak të emigracionit dhe aftësive të dobëta të forcës së punës. Kompanitë në rajon u bënë më të hapura ndaj të rinjve dhe grave më 2020.

Ndryshe nga bizneset, publiku shqiptar në indeksin tjetër, atë të besimit të individëve, ishte më pesimisti në rajon sa i përket të ardhmes. Përveçse me pesimistet në Rajon, indeksi shënoi përkeqësim edhe me vetveten. Më 2019 indeksi i optimizmit për të ardhmen shënoi 50 për qind, por gjatë viti 2020 shihet është përkeqësuar ndjeshëm duke shënuar gjithashtu edhe nivelin më të ulët që nga viti 2014, që nga fillimi i matjeve nga Barometri i Ballkanit./Monitor