Barka: Largimi i Belerit nga Himara krijon terrenin për ‘relaks’. Mitsotakis ka mundësinë që të…

schedule20:41 - 10 Qershor, 2024

schedule 20:41 - 10 Qershor, 2024

Ish-deputeti i OMONIA-s, Panajot Barka thotë se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, të acaruara për shkak të çështjes Beleri, do të përmirësohen. Në një lidhje live për emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, ai tha se largimi i Fredi Belerit nga Himara krijon mundësi për një ‘relaks’.

Sipas tij, Mitsotakis do ta ketë dëshirën që të kapërcejë ngërçin.

Unë përdora termin belerizimi i mardh greko shqiptare, por megjithatë, Rama ka për të luajtur një rol të rëndësishëm jo në aspektin e drejtësisë me Belerin por në komunikimin midis Ramës dhe Mitsotakis, duhet të vazhdojë, për arsye se u përdor logjika sikur Beleri do të frenonte largimin e votave nga qendra e djathtë drejt ekstremit të djathtë dhe kjo solli stresim në opozitën greke dhe reagim të ashpër.

Por besoj se Rama dhe Mitsotakis do të vazhdojnë të kenë marrëdhënie të mira për të zgjidhur në aspektin politik…Mendoj se largimi i Belerit nga terreni i Himarës dhe eksportimi i tij në PE, krijon terrenin për të gjetur një relaks. Do të kemi zgjedhje të parakohshme në Himarë, sa do të pranohen, çfarë do të ndodhë…Jemi në një periudhë se të gjitha palët duhet të mendojnë se kush duhet të prevalojë, miqësia, bashkëpunimi apo belerizimi.

Mitsotakis ka brenda oborrit të tij një fitore të dyfishtë. E para, preu aq sa mundi ikjen e votave drejt ekstremit të djathtë, që i jep mundësi që të mburret se nuk pësoi fatin e Macron dhe nga ana tjetër, ka shansin e dytë se Beleri është fitues. E ka këtë favor të dyfishtë. Dyshoj se Mitsotakis do të ketë mirësinë që të kapërcehet situata totalisht.”, tha Barka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!