Bari mbijeton në Serie B, Ternana i bashkohet të rënëve nga kategoria

schedule23:50 - 23 Maj, 2024

schedule 23:50 - 23 Maj, 2024

Pas Lecco, Feralpisalo dhe Ascoli, Ternana plotëson listën e skuadrave të zbritura në Serie C. Ndeshja e kthimit mes ekipit të Bari dhe skuadrës umbre, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në San Nicola i buzëqeshi skuadrës puljeze, që triumfoi me rezultatin 3-0 dhe siguroi qëndrimin në Serie B.

Kapiteni Di Cesare zhbllokoi sfidën me një gol spektakolar në shtesën e pjesës së parë, ndërsa Ricci shënoi të dytin në minutën e 51′-të dhe Sibilli mbylli llogaritë në minutën e 64′-t.

Nga ana tjetër Ternana i mbetet zhgënjimi i një ndeshjeje të mirë, por që episodet e kthyen në favorin e puljezëve, të cilët do të garojnë edhe sezonin tjetër në Serie B, këtë herë me shpresën për të synuar një rikthim në elitën e futbollit italian. /i.m /abcnews.al