Bare: Largim nga Malaga? Vetëm nëse klubi më kërkon këtë gjë…

schedule13:47 - 22 Nëntor, 2019

schedule 13:47 - 22 Nëntor, 2019

Mesfushori i Shqipërisë, Keidi Bare, ka folur sot për të ardhmen e tij. Flitet se Bare do të largohet nga skuadra e Malagas, por vetë futbollisti kuqezi ka mohuar çdo zë që e çojnë atë larg skuadrës spanjolle.

Bare, për mediet iberike, tha: “Nuk jam aspak i shqetësuar për të ardhmen tim. E kam thënë dhe më përpara dhe gjithmonë do ta them. Nëse Malaga më kërkon të largohem, atëherë nuk kam çfarë të bëj. Nëse jo, unë qëndroj këtu. Malaga është si shtëpia ime, ndihem shumë mirë këtu.

Nuk dua aspak që të largohem, kam raporte të mira me klubin, shokët e skuadrës dhe qyteti më pëlqen shumë. Gjëja më e rëndësishme për mua për momentin është ekipi i Malagas”, tha mes të tjerash mesfushori i kombëtares shqiptare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!