Bare: Këto dy ndeshje ishin teste, provuam lojtarë dhe skema të reja

schedule22:21 - 8 Qershor, 2021

schedule 22:21 - 8 Qershor, 2021

Shqipëria humbi sot ndaj Çekisë me shifrat 1-3, edhe pse u duk më shumë ofensive sot. Pas ndeshjes për Supersport foli Keidi Bare, që shprehet se këto ndeshje ishin vetëm teste dhe e pa gotën gjysmë plot.

“Pas Uellsit kemi folur shumë gjatë për sulmin dhe jemi stërvitur shumë për këtë repart. Sot pothuajse bëmë gjënë e duhur, rezultati na mungoi. Ishin thjesht miqësore, provuam skema dhe lojtarë për ndeshjet e shtatorit.

Të gjithë futemi për të dhënë maksimumin dhe asnjëri nga ne nuk dëshiron të humbë ndeshje, as miqësore. Duhet të vazhdojmë të bëjmë më mirë gjërat për të bërë sa më mirë në ndeshjet e shtatorit.

Këto dy ndeshje ishin prova për ne. Mendon se dhamë më të mirën tonë dhe shpresoj që në shtator të jemi të gjithë në formë dhe pse jo të marrim tre fitore”, u shpreh Bare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!