Bare: Jemi si në kopsht zoologjik, babai ma përsërit gjithmonë këtë këshillë

schedule17:13 - 26 March, 2020

schedule17:13 - 26 March, 2020

Keidi Bare është lojtari i radhës që tregon se si po i kalon këto ditë të vështira në karantinë. Mesfushori i kombëtares kuqezi dhe Malagës në La Liga 2, flet në një lidhje direkte me “Fan Zone” në Supersport.

Jam tip që rri në shtëpi pas stërvitjeve. Jemi bërë si në kopsht zoologjik, jemi të gjithë ne kafaz. Gjithsesi është gjë e mirë e të mbrojmë familjarët. Unë jam me familjen dhe kalojmë bashkë këto ditë të vështira. Flas edhe me miqtë kudo dhe kalon koha”.

Sadikun e kam afër, por nuk të lënë as të hipesh në makinë. Flas edhe me Manajn. Sa i takon shoqeve, tani them se jam unë mirë vetëm. Stërvitja? Nuk e kam lënë asnjë ditë. Me thotë babai që po e lashë një ditë, më lë një vit. Kur punon vetëm stërvitja ta lodh kokën. Shpresoj të rregullohet gjithçka dhe të stërvitem me ekipin”.

E prisja më padurim të grumbulloheshin me kombëtaren. Nuk kemi çfarë bëjmë, të rrimë në shtëpi dhe presim që gjërat të përmirësohen. E ardhmja? Kam kontratë, por kam pasur disa oferta. Janari është periudhë e keqe për të lëvizur. Njerëzit këtu me duan dhe ndjehem shumë mirë. Të shohim në verë se çfarë do të ndodhë“, deklaron futbollisti fierak. /abcnews.al