Merkato e janarit pritet të vendosë të ardhmen edhe të futbollistëve shqiptarë. Një prej tyre, është mesfushori i kombëtares kuqezi, Keidi Bare. 22 vjeçari aktivizohet me skuadrën e Malagas në La Liga 2, aty ku ka bërë paraqitje shumë të mira dhe ka fituar me kohë një vend titullari.
Ofertat për Baren nuk mungojnë dhe një prej skuadrave të interesuara flitet se është Real Valadollid. Ekipi tjetër spanjoll e lakmon mesfushorin shqiptar dhe pritet të lëvizë në merkato për të siguruar firmën e tij.
Largimi i Bares shqetëson jo pak Malagan, që ka filluar të shikojë në treg për zëvendësuesin e tij. Sipas medieve spanjolle, ekipi i Malagas është i interesuar për shërbimet e Danielle De Rossit, që shihet si zëvendësuesi i Bares në mesfushë./abcnews.al