Bardhi pretendoi se kallëzoi Olsi Ramën në SPAK/ Reagon kryeministri: Nuk ka pasur fare kallëzim

schedule15:08 - 28 Qershor, 2024

schedule 15:08 - 28 Qershor, 2024

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në “X” për kallëzimin e pretenduar të Gazment Bardhit për vëllain e Ramës në SPAK, për dosjen “Xibraka”.

Ai thekson se nuk ka pasur fare kallëzim në Prokurorinë e Posaçme dhe për gishtin e akuzave të pabaza, Bardhi do duhet të përgjigjet para ligjit.

Reagimi i plotë i Ramës: 

A ju kujtohet kur thoshte “kallzim more kallzim kam bërë” duke tundur ndenjësen mbi karrige?! Kishte zbuluar një narkotrafikant në familjen time, që e kishte kallzuar në SPAK dhe aq shumë e bëri ajrin vrimë me gisht sa e detyroi narkosin e kallzuar, t’i bënte kallzim për kallzim të rremë. Mirëpo ja që s’paska qenë kallzim i rremë sepse s’paska qenë fare hiç kallzim, po një tjetër kërcim i çingijes në prehërin e tutorit të ri lart në ballkon. Orë të tëra në parlament, intervista të tëra nëpër kanale, tituj e fjali të tëra nëpër portale, pa asnjë turp e asnjë respekt për miletin që e kanë bërë si mish në pazarin e neveritshëm të kujeve e kuisjeve të tyre, dhe si përfundim një tallje e madhe për një kallzim që nuk ekziston! Fatmirësisht SPAK-u megjithatë e ka rihapur dosjen e tundur nga çingija si dajre mbi prehërin e tutorit dhe le të presim deri në fund nëse do të gjejë provat e pretenduara nga çingija do të duhet t’i gjejë vendin gishtit të akuzës që e ka mbajtur aq shumë në ajër, për të argumentuar kallzimin e paqenë!/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!