Bardhi në tryezë me Berishën/ Sefa: Lëvizje për interesa personale

schedule17:36 - 7 Shtator, 2023

schedule 17:36 - 7 Shtator, 2023

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Indrit Sefa e sheh si një lëvizje për interesa personale, uljen në tryezë të Gazment Bardhit me Sali Berishën.

Në një intervistë për ABC News, Sefa deklaroi se një politikan duhet t’i qëndrojë qëndrimeve që ka shprehur në publik, diçka që Bardhi dhe Berisha nuk e kanë bërë,pas akzuave që kanë hedhur në drejtim të njëri-tjetrit.

“Unë mendoj që politika bëhet në bazë të parë, në lidhje me qëndrimet publike që mban dhe ti duhet t’i qëndrosh atyre qëndrimeve publike. Në rast se ti, mban një qëndrim publik, e shpreh atë dhe më pas tregon që nuk i ke besuar atij qëndrimi publik, ose me veprimet që bie ndesh me qëndrimet e tua publike, mendoj se kjo nuk është politikë frytdhënëse për qytetarët shqiptarë dhe nuk i shërbejnë qytetarëve. Njeriu duhet t;i qëdnrojë parimeve dhe parimet ai duhet t’i shprehë publikisht. Pastaj, suksesi i gjithësecilit, është që nëse këto parime dhe qëndrime që ka, gjejnë mbështetje të gjerë popullore, aty është çelësi i suksesit të një politikani.

Një politikan nuk mund të ndryshojë qëndrimet e tij publike, sa herë që lind nevoja. Kjo nuk është më politikë, por një marrëdhënie për interesa të çastit, personale që nuk sjellin interes për qytetarët shqiptarë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!