Gazmend Bardhi thërret sot të gjithë deputetët e opozitës, në postin e Kreut të Grupit Parlamentar.
Mbledhja do të nisë në orën 12:00. Nga konfirmimet e bëra deri më tani, Berisha ditën e djeshme ka dhënë përgjigje dhe ka thënë që do të jetë pjesë.
Po ashtu pjesë do të jenë deputetët krah Bardhit dhe aleatët e opozitës, raporton gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja.
Basha dhe 10 deputetët pranë tij nuk do jenë pjesë. Kreu i PD ka thirrur një mbledhje me kryetarët e degëve.
Fokusi i kësaj tryeze do të jetë bashkërendimi i aksionit opozitar.
Fjala hapëse e Bardhit do të jetë me mediat e pranishme dhe më pas mbledhja do të vazhdojë me dyer të mbyllura.
Do mbetet të shihet nëse bashkëpunimi Bardhi – Berisha do të jetë vetëm për unifikim të opozitës në parlament, apo do të shkojnë më tej.
Ky do jetë takimi i parë në kuadër të unifikimit të opozitës, pasi të gjithë tentativat e mëparshme kanë dështuar.
Duket se rikthimi i Bashës e ka bërë më të nevojshme bashkimin e dy grupeve të tjera.
Në tryezë pritet të jenë të gjithë deputetët që mbështesin Bardhin, ata që mbështesin Berishën dhe ata që nuk mbështesin deri më tani asnjë prej grupeve. Jashtë do të jenë vetëm Basha me 10 deputetët e tij.
Kjo mbledhje e thirrur nga Bardhi është edhe një gjest për treguar fuqinë e tij kundrejt, Lulzim Bashës.r.t/abcnews.al


