Në studion e “Tirana Live” ka qenë i ftuara kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e “14 Majit”, Roland Bejko i cili fillimisht foli për zhvillimin më të fundit në parti që është zgjedhja e Bardhit se kreu i ri i Grupit Parlamentar dhe fakti që Berisha nuk e njeh.
Bejko tha Berisha është parti tjetër, ne jemi parti tjetër dhe duhet të mësohemi me këtë realitet. Ai shtoi se e njeh apo jo Berisha, Bardhi sot është kreu i Grupit Parlamentar të PD.
“Zoti Berisha është parti tjetër, ne jemi parti tjetër. Ai ka qenë dhe është në koalicion me Metën.
Jemi të ndarë dhe duhet të mësohemi me këtë realitet. E njeh apo jo Berisha, Bardhi është kreu i ri i Grupit Parlamentar” tha ai.
Sot pritej që PD të mblidhte kryesinë, por kjo nuk ndodhi dhe për këtë Bejko u shpreh se ai e ka marr vesh që mbledhja do të zhvillohej sot që pas tërheqjes së Alibeajt, por nuk e di se kush do ta organizonte dhe çfarë agjende kishte.
“Është një mbledhje kryesie që unë e kam marrë vesh që do të zhvillohej sot pas largimit të Alibeajt.
Nuk e di kush do ta organizonte çfarë agjende kishte. Mendoj që duhet të ketë qenë për të çelur procesin e fushatë së zgjedhjeve brenda PD, nisur nga vendimi i fundit së kryesisë për të marrë një vendim që PD pas zgjedhjeve të futemi në një proces zgjedhjesh në të gjitha strukturat” u shpreh Bejko.
Në lidhje me një datë të mundshme se kur do të zhvillohet tanimë kjo mbledhje, Bejko tha se në këtë kushte mbledhjen tanimë mund ta thërrasë Bardhi, por nëse kjo nuk ndodh mund ta bëjë edhe 1/5 e Kryesisë.
Ai shtoi se në këto zgjedhje të gjithë janë humbës dhe fitorja e vetme është auroantlantizmi, pasi shqiptarë refuzuan Berishën.
“Mbledhjen tashmë në këto kushte mund ta thërrasë Bardhi, nuk e di cdo të bëhet me te drejtën që i jap statuti Tabakut.
Nëse asnjë nga këta nuk bëhet i gjallë, bëhet me 1/5 e kryesisë. Statuti thotë pas 3 thirrjeve, mbledhja quhet e mirëqenë dhe futet në mbledhje me aq anëtarë sa ka.
Shpreson që PD të riorganizohet, sepse fushata për zgjedhjet parlamentare nuk janë larg” tha ai.r.t/abcnews.al