Bardhi i përgjigjet “Rithemelimit”: Do marrim pjesë në zgjedhjen e presidentit, disa flasin nga xhelozia

schedule15:17 - 9 Maj, 2022

schedule 15:17 - 9 Maj, 2022

Me debate është shoqëruar mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së ku po diskutohet për zgjedhjen e presidentit të ri. Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi i është përgjigjur Komisionit të Rithemelimit në lidhje me akuzat se grupi i PD që ka pranuar të ulet në tryezë me maxhorancën për zgjedhjen e presidentit është i shitur te kryeministri Rama.

Gazetari i Abc Juxhin Mustafaraj ka theksuar se kur Rithemelimi kërkon të propozojë presidentin atëherë quhet opozitë, por e kundërta ndodh kur opozita propozon presidentin pasi quhet e shitur. Ai ka theksuar se deputetët do të marrin pjesë në proces.

Kur ne kërkojmë që opozita të propozojë presidentin jemi ne të shitur. Kur rithemelimi kërkon që opozita te propozoje presidentin janë opozitë.  Sigurisht që deputetët do marrin pjesë në proces, jo disa që s’janë bërë deputete dhe nga xhelozia thonë që presidentin e propozojnë Këshilli Kombëtar i PD. Nëse ka kërkesa që të jete nga politika atëherë PS do thotë nëse duhet nga politika përse duhet filani nga PD dhe jo nga PS. Kriteret janë parimore dhe ndërtojnë një figure presidenti dinjitoz.  Por nëse pranohet kriteri për të qenë në politike e pranojmë.  Kriteret mund te diskutohen por një gjë është që ne kërkojmë ta propozoje opozita dhe këtu duhet të qëndrojmë”,  tha Bardhi.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!