Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Facebook.
Nëpërmjet një statusi të shoqëruar edhe me video, Bardhi thotë se halli i Edi Ramës nuk janë negociatat për të cilat i ka gënjyer vazhdimisht shqiptarët, por ruajtja me çdo çmim e karriges së kryeministrit, të cilën ia ka blerë krimi i organizuar.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të selisë blu është ky hall që e detyroi të fshihej 4 ditë më radhë, pa e ditur askush çfarë bëri Kryeministri i vendit në Paris dhe Berlin, me kë dhe përse u takua fshehurazi.
“Kjo është sëmundja e diktatorëve”, ka deklaruar Gazmend Bardhi në rrjetet sociale./abcnews.al