“Bardhi-Berisha, në fazën e martesës”, Bejko: Të dy po përdorin njëri-tjetrin

schedule13:40 - 6 Shkurt, 2024

schedule 13:40 - 6 Shkurt, 2024

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Tirana Live” në “ABC News”, foli për situatën në PD dhe raportin mes Sali Berishës dhe Gazment Bardhit.

Bejko krahasoi dyshen Bardhi-Berisha si një çift, ku tha se janë në fazën e martesës, ndërsa shtoi se janë duke përdorur njëri-tjetrin. Ndërsa për situatën brenda Partisë Demokratike, ai u shpreh se çështja e PD-së po bëhet më e paqartë.

Raporti Bardhi-Berisha është si puna e një çifti që deri sa të shkojë në martesë kalon në disa faza. Faza e parë është kërkimi i dorës, ku kërkohen negociatorë. Më pas jepet dakordësia, pastaj vjen delegacioni i fejesës dhe martesës. Këta janë në fazën e martesës tani. Dihet që Bardhi mundohej që të krijonte një lloj rregulli me të shkuarën, për të ruajtur shtyllën kurrizore, por në fakt zhbëri veten e tij.

Mua nuk më intereson çfarë do ndodhë me fatin e tyre personal. Ajo që më shqetëson është fati i opozitës shqiptare. Përbërja sociologjike në PD është e tillë që një pjesë e madhe e deputetëve janë te pjesa gri. Po e bëjnë më konfuze çështjen e PD-së.

Të dy po përdorin njëri-tjetrin dhe duan ti marrin diçka njëri-tjetrit. Berishës i intereson se grupi i deputetëve që kishte nuk i mjaftonte për të qenë në politikë.“, u shpreh Roland Bejko.

/abcnews.al