Në orën 14:00, në “Kukës Arena”, “kuqeblutë” e Vllaznisë do të presin “bardheblutë” e Tiranës, në atë që njihet ndryshe si “klasiksja” e Shqipërisë, në një supersfidë të vërtetë, që pritet të dhurojë spektakël për futbolldashësit.
Tirana tashmë e drejtuar nga tekniku Julian Ahmataj, pas largimit të Orges Shehit do të kërkojë “kthesën” në kampionat, pas 2 humbjeve radhazi në kryeqytet, ndaj Erzenti e Laçit, humbje që i shkaktuan shumë Shehit, i cili u shkarkua nga bordi “bardheblu” paraditen e së enjtes.
Ashtu si Tirana dhe rivalët shkodranë nuk po kalojnë një moment të mirë në Superiore, teska në 2 ndeshjet e fundit kanë arritur të marrin vetëm 1 pikë, duke u mundur nga Egnatia dhe duke arritur barazimin 1 me 1 me “blutë” e Dinamo City.
Përsa i përket formacioneve, tekniku i përkohshëm i “bardhebluve” ka vendosur ta nisë sfidën e tij të parë në “debutimin” e tij me një rreshtim tejet sulmues, teksa në “majën” e repartit ofensiv janë Latifi, Hasani e Abaza, ndërsa në krahun tjetër tekniku Migen Memelli ua ka besuar sulmin treshes Gruda, Malaj e Balaj.
Formacionet zyrtare:
Vllaznia: Mehidri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Krymi, Boshnjaku, Sala, Çoba, Gruda, Mala, Balaj.
Trajner: Migen Memelli
Tirana: Abdullahu, Doka, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni, Hila, Deliu, Jonuzi, Hasani, Latifi, Abazaj.
Trajner: Julian Ahmataj /i.m /abcnews.al