Në orën 20:00, në “Vodafone Arena” të Stambolli, “gjigandët” turq të Besiktas do të presin “bardheblutë” e Tiranës, në përballjen e parë të vlefshme për fazën e dytë kualifikuese të Conference League.
Përsa i përket formacioneve, tekniku i turqve, Senol Gunes ka vendosur të përdorë formulën 4-3-3-, ku në portë si zakonisht është pozicionuar, Mert Gunok. Në mbrojtje janë Rosier, Necip Uysal, Colley e Masuaku. Më i tërhequr në mesfushë është Hadziahmetovic, ndërsa Salih Ucan e Gedon Ferndandes ndihmojnë sulmin, i cili përbehet nga treshja Bulut-Muleka-Vincent Abuoubakar.
Në krahun tjetër, përsa i përket rreshtimit të “bardhebluve”, tekniku Orges Shehi ka vendosur të ndryshojë formulën e rreshtimit përballë turqve, duke e kthyer në më difensive, me anë të formacionit 4-2-3-1, ku në portë është pozicionuar Selmani. Në krahët e mbrojtjes janë Përgjoni e Doka, me Najdovskin e Hoxhallarin që mbulojnë qendrën. Më të tërhequr në mesfushë janë Hila e Jonuzi, ndërsa Latifi, Lushkja e Hasani më të avancuar i vijnë në ndihmë sulmuesit të vetëm, Kristal Abazajt. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: