Me ekipin e parë të “bardhebluve” të Tiranës, që pritet të vendosin “fatet” e titullit kampion në “derbin” e së mërkurës ndaj Partizanit, edhe “bardheblutë” e moshave u shpallën Kampionë të “Abissnet Superiore U-13”, po në “derbi”, po ndryshe nga ekipi i parë mundën Dinamon.
“Bardheblutë” e vegjël arritën të “rrëmbenin” titullin kampion, pas fitores 3 me 1, ndaj dinamovitëve, falë dopietës së Hakaj dhe një nga gol nga Usha, gola këto që nxorrën totalisht të pavlefshëm golin e Shullazit në pjesën e parë të sfidës.
Me këtë fitore, Tirana U-13 arriti në kuotën e 49 pikëve , në 27 ndeshje të luajtura. Bardheblutë kanë fituar 24 ndeshje, kanë humbur dy dhe kanë barazuar në vetëm një prej 27 takimeve të zhvilluara, duke arritur kështu të shpalleshin Kampionë. /i.m /abcnews.al