“Bardheblutë” barazojnë në Gjeorgji, Haxhiu shpëton Tiranën në “frymën e fundit”

schedule21:16 - 11 Korrik, 2024

schedule 21:16 - 11 Korrik, 2024

Duhej një rezultat i madh, mirëpo në tokën gjeorgjiane, nuk kanë shkuar më shumë se barazimi, me “Bardheblutë” e Tiranës, që e kanë mbyllur në shifrat, 1-1, sfidën e parë përballë skuadrës së Torpedo Kuatisi, duke mbajtur kështu gjallë shpresat për kualifikimin e mëtejshëm.

Vendasit arritën të gjejnë golin e parë, që në minutën e 20’-të ku pas një aksioni të shpejtë në të djathtën, një harkim i rrezikshëm u devijua nga Mici në shtyllën e parë, duke çuar sferën në portën e tij dhe për plot 67 minuta rezultati mbeti i pandryshuar, derisa Haxhiu çoi topin në rrjetë për rekordmenët e futbollit shqiptar, duke shpëtuar skuadrën e tij, nga një humbje e padëshiruar.

Siç theksuam edhe më sipër, në fund të ndeshjes, Tirana doli nga fusha me një barazim të vlefshëm, ndërkohë që Torpedo Kutaisi nuk arriti të mbajë avantazhin e tyre dhe tanimë “Bardheblutë” e Bledi Shkëmbit do të përgatiten për sfidën e radhës, ku pas një jave do të diskutojnë kualifikimin, për më tej me gjeorgjianët, në “Elbasan Arena”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!