Bardh Spahia sulmon Ramën për vaksinën falas: Mashtrim i zakonshëm apo rrjedhje?

schedule13:33 - 18 Nëntor, 2019

schedule 13:33 - 18 Nëntor, 2019

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, pas lajmit që ky i fundit dha mëngjesin e sotëm për vaksinën e gripit.

Sipas kryeministrit vaksinën do e përfitonin falas fëmijët 2-5 vjeç dhe të sëmurët kronikë. Ndërkohë, Spahia i drejtohet Ramës duke i kujtuar se vaksinimi për shtresat në risk ka qenë gjithmonë falas.

Mashtrim i zakonshëm apo rrjedhje?

Rama sot gjeti të “krenohet” me 1 tjetër gjoja arritje të shëndetësisë falas; me vaksinën falas për gripin stinor. I bëj me dije zotit Rama që vaksinimi për shtresat në risk ka qenë gjithmonë falas. Dielli nuk mbulohet me shoshë zoti Rama! Dhe gjendjen katastrofike ku ndodhet shendëtsia sot nuk mund ta shpetojë 1 vaksine falas. Po ben 7 vjet ne atë karrige dhe akoma shet mend me arritjet që ka gjetur! “Suksesi” i vetem janë PPP-të që po ia lë në kurriz si borxh brezave pasardhës! Turp e faqe e zezë!”, shkruan ish-deputeti./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!