“Bardh a Zi” hedh VIP-at në “gjyq”, Trejsi Sejdini rrëfen si i merr klikimet në Insta

schedule20:35 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 20:35 - 25 Dhjetor, 2020

Emisioni “Bardh a Zi” mbrëmjen e sotme hodhi në “gjyq” VIP-at e rrjeteve sociale. E ftuar në studio ishte edhe ish-Miss Shqipëria, Trejsi Sejdini e cila u shpreh se ekspozimi i aseteve të shton klikimet në rrjetet sociale.

Unë jam e mendimit që Instagrami është një platformë që shumica e personazheve bëhen më shumë të njohur se mund të jenë në showbiz. Në Instagram duhet të kesh.

Ndonjëherë ekspozon asetet që të shtojnë akoma më shumë klikime. Shumica e vajzave e përdorin këtë metodë, nuk e përjashtoj veten time. Në Instagram jemi ndryshe nga jeta reale” tha ajo.

Gjatë emisioni nuk munguan edhe batutat. “Aq sa unë kam komente ti i ke ndjekës” i tha Trejsi Sejdini, Feliks Bilanit, i cili tha se klikimet blihen./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!