Barcelona zgjidh çështjen e rëndësishme, kampioni i botës pranon rinovimin

schedule12:47 - 26 Gusht, 2021

schedule 12:47 - 26 Gusht, 2021

Ousmane Dembele do të rinovojë kontratën e tij me Barcelonën deri në verën e vitit 2025. Mundo Deportivo bën me dije se ditët e fundit është bërë një hap gjigant drejt rinovimit me francezin.

Gjithçka do të bëhet zyrtare sapo të mbyllet merkatoja e verës. Rinovimi me Dembele ishte shumë i rëndësishëm për Barcelonën pasi atij i skadonte kontrata në verën e ardhshme dhe rrezikonte largimin falas.

 

Në rast se nuk pranonte rinovimin, Barcelona kishte planifikuar të luante fort me të, duke e lënë në tribuna gjithë sezonin. Megjithatë, nuk është dashur të shkohet në këtë pikë.

Dëmtimi i sulmuesit ndryshoi gjithçka dhe tashmë ai ka pranuar të rinovojë me një ulje të madhe të pagës. Vitin e shkuar ai tregoi nivel shumë të lartë, derisa u dëmtua me Francën në Europian. /abcnews.al